“Nga Deçani, Sali Çeku dhe Adem Jashari filluan krismat e para për liri të Kosovës, Deçani do t’i përmbysë bandat kriminale!”

Aktuale

“Nga Deçani, Sali Çeku dhe Adem Jashari filluan krismat e para për liri të Kosovës, Deçani do t’i përmbysë bandat kriminale!”

Nga: N.Sh Më: 28 shtator 2019 Në ora: 14:31
Adem Jashari dhe Sali Çekaj

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj, ka bërë thirrje që nga Deçani të përmbysën bandat kriminale siç i quan ai.

Tahiraj përmes një postimi në Facebook, shkruan se, në Deçan duhet të triumfoj shpresa e vetme për Kosovën me në krye Vjosën e madhe.

“Në Deçanin e Jusuf Gërvallës, Sali Çekut, Rrustem Bruçit, Adem Ukëhaxhaj, Tahir Zemaj. Nga Deçani, ku Ideologu i madh Jusuf Gërvalla nisi Lëvizjen e madhe për shtetin e Kosovës”, shkruan Tahiraj në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tutje shkruan se, nga Deçani Historik ku kolosi i madh Sali Çeku filloj implementimin e kushtetutës së Kaçanikut.

“Nga Deçani ku me pushkë në dorë Sali Çeku, Adem Jashari e shumë të tjerë filluan krismat e para për lirin e Kosovës”, vazhdon ai.

“Nga Deçani i madh ku Sali Çeku, Rrustem Bruqi, Adem Ukëhaxha, Tahir Zemaj filluan luftën në mënyrë institucional të drejtuar nga oficer profesionist, nën komandën e komandant Tahir Zemaj. E ku tjetër përpos në Deçan duhet të triumfoj shpresa e vetme për Kosovën më në krye Vjosën e madhe? E ku përpos në Deçanin Historik duhet të mundet e keqja më e madhe për Kosovën, dhe njëherë e përgjithmonë bandat kriminal të përmbysen?”, përfundon Saim Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat