Bahtiri: Koalicioni VV-PDK nuk do ndodhë kurrë, i fus duart në zjarr për këtë

Aktuale

Bahtiri: Koalicioni VV-PDK nuk do ndodhë kurrë, i fus duart në zjarr për këtë

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 00:06
Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Bahtiri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vendin tonë.

Bahtiri ka thënë se subjekti të cilit ai i takon, Lëvizja Vetëvendosje, do të fitoj zgjedhjet. Tutje ai tha se nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë një koalicion mes tyre dhe PDK’së.

“Ta japi besën. Për këtë unë i fus duart në zjarr”, ka thënë Bahtiri.

“Edhe po të mbaheshin dhjetë palë zgjedhje deri sa të krijohet një qeveri ne nuk futemi në një koalicion të tillë”

Tutje ai ka thënë se vota për Lëvizjen Vetëvendosje është e vetmja mënyrë që PDK të kalojë në opozitë.

Ai po ashtu ka apeluar që të ketë dalje masive në zgjedhje dhe që qytetarët pavarësisht cilit subjekt i takojnë të jenë të qetë ditën e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat