Melihate Tërmkolli kritikon Albin Kurtin

Aktuale

Melihate Tërmkolli kritikon Albin Kurtin

Nga: D.RR Më: 3 tetor 2019 Në ora: 12:52
Melihate Tërmkolli

Kandidatja për deputete e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka kritikuar liderin e VV-së, Albin Kurtin, përcjellë “Bota sot”.

Tërmkolli thotë se Kurtit i duhet ende punë për të mbërri te pavarësia e Kosovës, e ky reagim vjen pasi Kurti i vendosi fusnotë LDK-së.

“E dhimbshme kjo për një ‘patriot’, shkruan ndër tjera Tërmkolli.

Postimi i plotë:

Albini* me “fusnotë”

Albini i paska vënë “fusnotë”, LDK-së !. Ende i duhet punë këtij me mbërri te pavarësia e Kosovës. Mbase njohjen e Kosovës, shtet i pavarur, e ka lënë ta bëjë në të njëjtën kohë  me Serbinë! E dhimbshme kjo për një “patriot”!

Melihate Tërmkolli,

Prishtinë, 3 tetor 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat