Ramush Haradinaj është pro bashkimit kombëtar

Aktuale

Ramush Haradinaj është pro bashkimit kombëtar

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 23:19
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Haradinaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për çështjen e kombit.

Kur është pyetur se a është pro bashkimit kombëtar ai është përgjigjur thjeshtë.

“Po”, ka thënë shkurt Haradinaj.

Tutje ai ka thënë edhe se e konsideron kombin si më të rëndësishëm se fenë përkundër se edhe këtë të fundit ai e konsideron të rëndësishme.

Haradinaj gjithashtu ka thënë se beson në Zot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat