Vetëm për aktivitetet e paralajmëruara, partitë politike shpenzuan mbi 2 milionë euro gjatë fushatës

Aktuale

Vetëm për aktivitetet e paralajmëruara, partitë politike shpenzuan mbi 2 milionë euro gjatë fushatës

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 14:59
Demokracia në Veprim

Mbi 2 milionë euro janë shpenzimet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore, shumë kjo që përfshinë vetëm aktivitetet e lajmëruara në KQZ, ndërsa nuk përfshihen shpenzimet për reklamimin n ë media.

Kështu bënë të ditur koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, duke shpjeguar ecurinë e fushatës zgjedhore si dhe transparencën e subjekteve politike për shpenzimet në fushatë.

Shpend Emini nga Demokracia në Veprim (DnV) tha se partitë politike vetëm për tri ditët e fundit kanë shpenzuar mbi 500 mijë euro ndërsa në total shifra e shpenzimeve është 2 milionë e 125 mije e 725 euro.

Emini : Shifra totale e shpenzimeve është 2 milion e 125 mijë e 725 euro

“Nga  data 1 tetor deri më 3, sipas raporteve që kanë arritur nga terrin, partie politike kanë shpenzuar mbi 500 euro, ndërsa shuma totale e shpenzimeve të subjekteve politike nga data 28 shtator deri më 3 tetor është 2 milionë e 125 mijë e 725 euro dmth të aktiviteteve të partive politike gjatë fushatës zgjedhore”, u shpreh Emini.

Ndërsa Florent Spahija, po ashtu nga DnV, u shpreh se deri më tani janë organizuar 249 aktivitete elektorale, kurse si problem ai e theksoi se partitë politike nuk po e respektojnë ligjin për të paralajmëruar aktivitetet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Duke folur për rëndësinë që kanë kuotat gjinore ai u shpreh se pjesëmarrja e grave në tubime elektorale është e vogël, po ashtu ai theksoi se nga 893 folës në këto tubime vetëm 196 kanë qenë femra.

Spahija : Pjesëmarrja e gruas në tubime elektorale është e ulët

 “ Diçka çka është e rëndësishme, është që pjesëmarrja e gruas në aktivitete politike vazhdon të mbetet në kuota të njëjta, pra kemi 22% gra, kanë qenë gjithsej 893 folës në tubime zgjedhore dhe vetëm 196 prej tyre kanë qene gra, të cilat kanë arritur ta prezantojnë para publikut atë që gratë e mendojnë”, tha ai.

Ai shtoi se deri më tani DnV ka paraqitur 23 ankesa në Panelin për Ankesa dhe Parashtesa, ku vetëm 13 prej tyre janë miratuar dhe se gjoba e dënimeve arrin në 60 mijë e 650 euro.

Kurse, anëtari i bordit të Transparency International, David Ondracka, u shpreh se edhe në Kosovë po krijohet standardi evropian për bërjen publike të shpenzimeve të partive politike.

Ai tha se njerëzit kanë të drejtë të dinë se ku po shkojnë paratë dhe se nuk është e mjaftueshme të bëhen publike disa javë pas zgjedhjeve dhe se njerëzit duan të dinë pikërisht në moment se ku po shkojnë paratë.

Ondracka: Njerëzit kanë të drejtë të dinë se ku shkojnë parat e tyre

“ Ne besojmë se njerëzit kanë të drejtë të dinë financimin e kampanjave politike dhe ku shkojnë paratë. Kjo është shumë e lehtë dhe e thjesht, ky standard po promovohet çdokund në botë dhe besojë se Kosova nuk duhet të përjashtohet nga kjo, e dyta njerëzit kanë nevojën të dinë para zgjedhjeve, kjo me të vërtet ka rendësi, nuk është e mjaftueshme të bëhet financimi publik disa javë pas zgjedhjeve”, deklaroi Ondrancka.

Ndër të tjera ai theksoi se secila parti po paraqitet se do ta luftojnë korrupsioni  dhe tha se detyrë e kanë të monitorojmë secilin aktivitet dhe të kërkojmë kampanja të drejta, më mënyrë që të kërkojmë llogaridhënie nga pushtetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat