Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, është fitore e madhe e demokracisë, shpresës dhe përparimit.
Ajo ka thënë se Kosova dje dëshmoi se pasuria më e madhe e saj, mbesin njerëzit me idenë dhe vizionin e qartë për të ardhmen, përcjell Bota sot.
Postimi i Kusari-Lilës:
Mirëmëngjesi Kosovë
Dielli sot po lind me shpresë e dashni për këtë vend që dje e për shumë mote na bëri të gjithëve krenarë!
Urime fitorja e madhe e demokracisë, shpresës dhe përparimit, Kosova jonë.
Kosova mund të jetë vendi i fundit pa liberalizim të vizave, por dje e tregoi sa Evropian dhe të ngritur e ka popullin e vet.
Kosova mund të jetë vendi më i varfër në Evropë, por dje e dëshmoi se pasuria e saj më e madhe mbesin njerzit me idenë dhe vizionin e qartë për të ardhmen.
Kosova dhe Prishtina mund të kenë ajrin më të ndotur, por dje Kosovarët treguan kthjelltësinë e mendjes dhe pastërtinë e mendimit dhe veprimit për fatin e tyre.
Kosovë kjo zemër e madhe.
Zgjohu sot e Lumtur se të Erdhi Dita