Eksperti i sigurisë: Zarfet helmuese nga Serbia, një sulm kimik-biologjik mbi Kosovën

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Zarfet helmuese nga Serbia, një sulm kimik-biologjik mbi Kosovën

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 18:06
Avni Islami

Helmimi i zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë numërimit të votave, pas hapjes së zarfeve të ardhura nga Serbia, nga eksperti i sigurisë Avni Islami po konsiderohet si një sulm kimik-biologjik ndaj një institucioni, por edhe vetë Kosovës.

Islami në një prononcim për telegrafin ka thënë se “letrat helmuese, të ardhura nga Serbia dhe gjithçka e keqe që vjen nga ky shtet nuk do të duhej të ishin befasi, për neve.

Islami thotë se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) si dhe gjitha institucionet e sigurisë duhet të jenë në alarm 24 orë.

“Kjo që ka ndodhur në qendrën e  numërimit të votave tregon se  institucionet përgjegjëse nuk e kanë parandaluar një ‘sulm kimik-biologjik’ me anë të  zarfeve”, tha Islami.

Eksperti i sigurisë thotë se ky rast ia kujton luftën e terroristëve me ‘zarfet e antraksit’ drejtuar edhe shefave të shteteve për helmim ose edhe shpërthim të këtyre letrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat