Zyrtarët e KQZ-së mbeten në spital, ende nuk dihet çfarë e shkaktoi helmimin

Aktuale

Zyrtarët e KQZ-së mbeten në spital, ende nuk dihet çfarë e shkaktoi helmimin

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 11:58
Lindita Ajazaj-Berisha

(E plotësuar) - Njëmbëdhjetë nga 26 zyrtarët e KQZ-së të helmuar dje gjatë verifikimit të votave nga Serbia, po qëndrojnë të shtrirë edhe sot në Klinikën Efektive, teksa gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Kështu është shprehur ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj-Berisha në një konferencë për media, derisa tregoi të gjitha problemet e tyre, që kryesisht ishin me frymëmarrje, mundim, të vjella dhe skuqje të lëkurës.

Ajazaj-Berisha: Gjendja e pacientëve është stabile

“Në Klinikën Infektive për momentin janë të hospitalizuar 11 pacientë. Prej tyre nëntë femra, dhe dy meshkuj. Gjendja shëndetësore e pacientëve pas ekzaminimeve që janë bërë sot është stabile. Të gjithë pacientët e kanë kujdesin e duhur profesional shëndetësor prej ekipit të klinikes. Për momentin jemi duke i pritur rezultatet e mostrave që janë marrë”, tha drejtoresha Ajazaj-Berisha.

Ajazaj-Berisha nuk dha ndonjë diagnozë të saktë sa i përket këtyre pacientëve, pasi sipas saj duhet të priten rezultatet laboratorike. Teksa tha se gjendja e dy grave shtatzëna dhe fëmijëve të tyre është e mirë.

Ajazaj-Berisha: Disa prej tyre kanë pas mundim, vjellje dhe skuqje

“Disa prej tyre kanë pas mundim, dy prej tyre vjellje, disa kanë pasur ndryshime në lëkur, në formë të skuqjes dhe kruarjes. Disa prej tyre në formë të ndonjë deramadidi. Disa kanë thënë që kanë pasur probleme me frymëmarrjes, të dhëna tjera nuk ka...për momentin nuk mundemi me dhënë asnjë diagnozë sa i përket këtyre pacientëve pa ardhur rezultatet laboratorike. Rezultatet sipas të dhënave që i ka dhënë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik duhet së paku 48 orë me pritë. Pacientët gjithsesi që duhet të qëndrojnë në klinikë duhet të observohen dhe në momentin që ne e vlerësojmë se gjendja e tyre është më e mirë do t’i lejojmë të shkojnë në shtëpi”, tha ajo.

Dje gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia, zyrtarët e KQZ-së, janë ankuar për kundërmim, që vinin nga zarfet dhe për një alergji. Për këtë arsye është pezulluar verifikimi i këtyre votave, dhe votat tjera nga diaspora sot janë dërguar nga Ministria e Infrastrukturës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

***

Njëmbëdhjetë persona, nëntë femra dhe dy meshkuj, nga 26 që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, janë hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, atyre u është shkaktuar alergji në fytyrë dhe duar. Gjendja shëndetësore e të gjitha femrave, sipas mjekëve të QKUK-së, raportohet të jetë stabile. Ato ende janë duke u trajtuar në Infektivën e QKUK-së. Rreth shëndetit të tyre ka folur, sot gjatë ditës drejtoresha e Infektivës, Lindita Ajazaj-Berisha. Ndërkohë me rastin tashmë është duke u marrë Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Në një deklaratë infektologia Berisha ka thënë se gjendja e përgjithshme shëndetësore e këtyre pacienteve është stabile.

“Ne jemi duke e mbikëqyrur gjendjen shëndetësore të këtyre pacienteve. Gjendja shëndetësore e të gjithave është sabile”, ka deklaruar Ajazaj-Berisha për Exprerss.

Ajo tha se edhe dy gratë të cilat kanë qenë shtatzëna, gjendjen e kanë stabile. Tutje, mjekët janë duke i pritur rezultatet e analizave të cilat i janë marrë këtyre pacienteve gjatë ditës së djeshme.

“Po i presim rezultatet. Jemi duke i përfunduar të gjitha ekzaminimet e nevojshme”, ka sqaruar doktoresha e infektivës.

E dy nga nëntë pacientet kishin pësuar vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë.

“Pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese. Ekipi kujdestar i Klinikës Infektive ka ndërmarrë masat e duhura duke i hospitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore. Konsiliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të hospitalizuar”, kanë deklaruar zyrtarë nga SHSKUK-ja.

Ndërkohë, rasti tashmë nga Prokuroria Speciale i ka kaluar Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Rastin për marrjen e lëndës e ka konfirmuar se ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit në Themeloren e Prishtinës, Kujtim Munishi.

Ai tha se janë duke i vazhduar hetimet.

“Po rasti tashmë është tek ne. Ne për këtë çështje jemi duke i vazhduar hetimet”, thotë shkurt Munishi.

Megjithëkëtë, për shkak të mungesës së rezultateve, nuk dihet ende se si erdhi deri te paraqitjet e alergjive te këta persona. Andaj, autoritetet në Prishtinë kanë paralajmëruar se mostrat e këtyre zarfeve do të hetohen nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për të vërtetuar se për çfarë bëhet fjalë.
Për shkak të mungesës së rezultateve, nuk dihet ende se si erdhi deri te paraqitjet e alergjive te këta persona. Andaj, autoritetet në Prishtinë kanë paralajmëruar se mostrat e këtyre zarfeve do të hetohen nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për të vërtetuar se për çfarë bëhet fjalë.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe frejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni. Me ta bisedoi rreth rezultateve të hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës.

“Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se pritet të përfundohet ekzaminimi i mostrave të zarfeve të marra në Shërbimin e Votuesve. Ekzaminimet, sipas tyre, do të bëhen së bashku me ekspertë ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat