Zëvendësministri i jashtëm i Çekisë: Pa marrëveshje rreth Kosovës, nuk ka hyrje në BE

Aktuale

Zëvendësministri i jashtëm i Çekisë: Pa marrëveshje rreth Kosovës, nuk ka hyrje në BE

Nga: F.B Më: 18 tetor 2019 Në ora: 10:38
Martin Povejshil

Pa një arritjen e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Serbia nuk mund të hyj në BE , ka deklaruar zëvendësministri i punëve të jashtme të Çekisë Martin Povejshil dhe nënvizoi se Beogradi dhe Prishtina duhet sa më parë vazhdimin e dialogut me ndërmjetësim të BE-së. Ndërprerja dhe prolongimi i dialogut në zgjidhjen e çështjes së Kosovës mund të jetë pengesa më e madhe në rrugën evropian të Serbisë ka thënë ai, shkruan “Politika”, përcjell “Bota Sot”.

„Nuk them cili duhet të jetë rezultatin përfundimtar i dialogut, por një gjë është e qartë : pa arritjen e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Serbia nuk mundet të bëhet pjesë e BE-së”, ka thënë ai për Tanjug.

Diplomati çek që ka marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd (BSF), ka potencuar se përveç arritja e marrëveshjes për problemin e Kosovës, sundimin e ligjit është parakushti tjetër për përparimin e Serbisë në procesin e integrimit evropian. „BE është e bazuar në sundimin e të drejtës, nëse ai parim nuk funksionon nuk mund të ketë anëtarësim në BE”, tha Povejsjil.

Duke komentuar takimin regjional të Vishegradit ai nënvizoi se„ Angazhimi i grupit të veçantë të Vishegradit do ketë rol me rëndësi në diskutimet për zgjerimin e BE-së”.

Povejshil ka shtuar se bashkëpunimi regjional që nënkupton edhe bashkëpunim me partnerët ballkanik edhe si mbështetje në procesin e bashkëngjitjes në BE.

„Serbia dhe vendet tjera të regjionit duhet sa më pare të hyjnë në BE, sepse po vonohemi në proces, por kuptohet secili vend duhet plotësoj të gjitha kushtet”, tha Povejshil.

Ai ka shprehu shpresën se procesi i bashkëngjitjes do përparoj me formimin e Komisionit të ri evropian, ndërsa grupi i Vishegradit do të angazhohet që brenda 7 viteve Serbia dhe vendet tjera në regjion të bëhen pjesë e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat