Pasi u ftua nga Gjykata Speciale, reagon komandant Leka

Aktuale

Pasi u ftua nga Gjykata Speciale, reagon komandant Leka

Nga: A.M. Më: 18 tetor 2019 Në ora: 11:11
Nuredin Ibishi – Leka

Pasi që kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se Nuredin Ibishi – Leka e ka ftuar Gjykata Speciale, ka reaguar edhe vet ky i fundit.

Ish eprori i Zonës Operative të Llapit ka thënë se intervistim do të bëhet në mesin e muajit nëntor 2019 në Hagë

Për më tepër, komandant Leka përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do ta dëshmojnë se lufta e e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe dhe do mbetet e tillë.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë, miq dhe familjarë,

 

Ju njoftoj se kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .

Ky intervistim do të bëhet në mesin e muajit Nentor 2019.

Si në shumë procese të deritashme, unë dhe bashkëluftëtarët e mi do të deshmojmë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe dhe do mbetet e tillë.

Ashtu siç e zhvilluam luften për liri dhe triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe ndihmës së Aleancës Ndërkombëtare të prira nga SHBA edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë.

Faleminderit për mbēshtetjen e vazhdueshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat