Rexhaj tallet keq: Pali shpërngulet në Kinë bashkë me Bacin, Fatmir asfalltin e Endrit gellin

Aktuale

Rexhaj tallet keq: Pali shpërngulet në Kinë bashkë me Bacin, Fatmir asfalltin e Endrit gellin

Nga: A.ZH Më: 19 tetor 2019 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Anëtari i Partisë Parlamentare të viteve të 90-ta në Kosovë, Sali Rexhaj, ka ironizuar me kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet Pal Lekajn.

Rexhaj, në një postim në Facebook, ka thënë se Lekaj pas humbjes në zgjedhje, do të “shpërngulet në Kinë dhe me vete do ta marrë projektin e autostradës së Dukagjinit”, përcjell Bota sot.

Ai është tallur edhe me kryetarin e AKR-së Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limajn, si dhe Endrit Shalën.

Postimi i Rexhajt:

Lajmi i keq, pas humbjes së zgjedhjeve në Kosovë, Pal Lekaj shpërngulet në Kinë dhe e merr me vehte projektin e autostradës Dukagjini.

Aq më keq, pritet që t’i bashkangjiten edhe Baci me Fatmir Asfalltin e Endrit Gellin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat