Përfundon numërimi i 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora

Aktuale

Përfundon numërimi i 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 22:32
Numrimi ne QNR

(E plotësuar) - Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora, vota këto që fillimisht nuk ishin proceduar për votim në QNR.

Nga 1992 vota, sa ishin të vlefshme në 1806 pakot, mesë shumti vota kanë shkuar për LVV-në, 1154 vota, e dyta është LDK me 395 vota, PDK ka marrë 276 vota, koalicioni AAK-PSD 79 vota, koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë vetëm 26 vota, raporton KosovaPress.

Pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, sot Gjykata Supreme mori vendim për numërimin e këtyre 1806 pakove me fletëvotime nga mërgata.

Tani në QNR është duke vazhduar numërimi i votave për kandidatë.

***

Drejtpërdrejt nga numërimi i votave të mbetura të mërgatës në QNR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat