Deputeti i LDK-së e quan Ramën vegël të Vuçiqit: Pse kjo thikë pas shpinës

Aktuale

Deputeti i LDK-së e quan Ramën vegël të Vuçiqit: Pse kjo thikë pas shpinës

Nga: A.M. Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 14:32
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratave të kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama ndaj mos pjesëmarrjes së Kosovës në takimin e Ohrit.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se “ne pritnim bashkim të shqiptarëve në Europë, e asnjëherë bashkim të Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës”.

Postimi i plotë:

Ne pritnim bashkim të shqiptarëve në Europë, e asnjëherë bashkim të Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës. Enveri e harroi Kosovën por nuk e shiti Shqipërinë te Tito, kurse sot Rama po dorëzohet te Vuqiqi, duke u bërë vegël e saj, duke e shkelur edhe mbi vullnetin e pjesës saj të amputuar siq është Kosova. Pse kjo nguti e Ramës, pse kjo thikë pas shpinës ,tani kur Kosova është në vakuum institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat