Skandali i “Shtëpisë së Verdhë”, si e ndërlidh Dick Marty me të Kadri Veselin

Aktuale

Skandali i “Shtëpisë së Verdhë”, si e ndërlidh Dick Marty me të Kadri Veselin

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 21:18
Foto

Senatori zviceran në publikimin e një raportit në Këshillin e Sigurimit, Veselin e kishte ndërlidhur me qendrat e paraburgimit të UÇK-së thotë se ka dëshmitarë të mbijetuar të këtyre vendeve.

Objektet e paraburgimit në të cilat u zhvilluan me siguri “hetimet” – veçanërisht ato më afër në kufirin me Kosovën – që dyshoheshin si “baza” ushtarake ose “kampe” ishin edhe vendet ku ishin kryerstërvitje për ushtarët e vijës së parë tëfrontit dheku ata edhe furnizoheshin me armatim e municione. Raporti akuzon njerëz me ndikim të shtetit shqiptar që këto baza ia la në dorë UÇK-së.

Kryeministri shqiptar i asaj kohe, Pandeli Majko  e kishte konfirmuar një mbështetje të Qeverisë shqiptare për UÇK-në, dhe siç thotë ai me zero përfitime materiale.

Te pjesa e raportit të Dick Martyt ku flitet për qendrat e paraburgimit të UÇK-së, e ku fajësohet Kadri Veseli si një nga njerëzit që ushtronte kontroll mbi këtë operacion të UÇK-së, si fakt për ekzistimin e tyre dhe për krimet që u bën në to, përmenden edhe raste gjyqësore në Kosovë. Raporti pretendon që konfirmim për pretendimet e tyre janë vetë proceset gjyqësore kundër Sabit Gecit,Riza Alijajt e Xhemshit Krasniqit.

Raporti pretendon se këto janë fakte se ky operacion i UÇK-sëpër të pasur qendra paraburgimi në Shqipëri konfirmohej me gjykimet kundër tëlartpërmendurve dhe se ata kanë bashkëpunuar me komandantë të tjerë të UÇK-së, përfshirë këtu edhe të ndjerin Xheladin Gashi, por edhe janë koordinuar me Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Shtëpia rreth së cilës Dick Marty e ndërton akuzën e tij, për shumë-kë tëpabesueshme dhe imagjinatë të shfrenuar, për trafikim organesh nga ana e UÇK-së. Dyshohet se ekipi i të Ish-kryeprokurorës kontraverse të Hagës, Carla Del Ponteduke u paraqitur si inxhinierë të autostradës “Rruga e Kombit” e kishin vizituar këtë shtëpi. Familjarët më vonë i akuzuan se ai ekip hodhi eshtra afër shtëpisë për ti konsideruar më vonë prova. Familjarët kohë më vonë i akuzuan edhe që hodhën helm në shtëpi, shkruan Insajderi.

Ai në raport e konfirmon se nga hetuesit e Hagës kjo shtëpi u vizitua diku në vitin 2004.

Edhe senatori Marty e pranon që ky vend specifik morri vëmendje ndërkombëtare dhe nuk është gjithçka qëshpjegon trafikimin e pretenduar të organeve nga ana e UÇK-së, por pretendon se ky vend ishte pjesë e një strukture më komplekse të këtij krimi që ai pretendon se u krye nga UÇK-ja.

Ai dyshimet i kishte bazuar  në disa njolla gjaku që u gjendën në një nga dhomat e kësaj shtëpie dykatëshe, dhe nuk ishte i kënaqur me shpjegimet që i dhanë familja që i thanë se aty kanëtherur kafshë për nevoja të ushqimit dhe se në një rast madje një grua ka kryer lindje.

Ky raport i Këshillit të Evropës qëështë baza ku nisi Gjykata Speciale madje tenton që ta lidh rastin penal “Medicus”, ku disa mjekë u akuzuan për trafik organesh e veprimtari të paligjshme mjekësore me ‘shtëpinë e verdhë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat