Franca do të vazhdojë mbështetjen për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës - Bota Sot
Franca do të vazhdojë mbështetjen për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Aktuale

Franca do të vazhdojë mbështetjen për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 16:30
Marie-Christine Butel

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi priti sot në një takim njohës ambasadoren e re të Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel, të cilën e informoi me punën e deritanishme të këtij institucioni dhe progresin e arritur në konsolidimin e gjyqësisë kushtetuese në vendin tonë.

Zhvillimet aktuale në vend, sfidat në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit dhe iniciativat për reforma ligjore e kushtetuese, ishin gjithashtu temë e diskutimit të përbashkët.

Kryetarja Rama-Hajrizi shprehu falënderimin e saj për kontributin e vazhdueshëm që Qeveria franceze u ka ofruar institucioneve të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese të saj, nëpërmjet projekteve që për qëllim primar kishin avancimin e kapaciteteve profesionale e infrastrukturore, si dhe zhvillimin ekonomik në vend.

Ambasadorja Butel nga ana e saj rikonfirmoi gatishmërinë e Francës që të mbështesë edhe më tutje përpjekjet e Gjykatës Kushtetuese dhe të institucioneve të tjera në zbatimin e standardeve evropiane të drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat