Marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së do të ndodh sonte?

Aktuale

Marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së do të ndodh sonte?

Nga: A.J Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 15:07
Albin Kurti dhe Isa Musafa

Takimi i sotëm në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pritet që të sjell edhe marrëveshjen përfundimtare  mes partive që do të formojnë qeverinë dhe kryeministër i vendit do të jetë Albin Kurti

Burime të gazetës kanë njoftuar se në takimin e sotëm pritet që të vendosen të gjitha dhe se marrëveshja do të ndodh sot pikërisht më 28 nëntor. Takimi i sotëm pritet të sjell më pas edhe formimin e qeverisë. Zyrtarë  nga dy partitë më herët kanë bërë më dije se menjëherë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve  do të behet edhe marrëveshja për bashkëqeverisje në mes VV-së dhe LDK-së.

Ndryshe certifikimi i zgjedhjeve ka nxjerr këto rezultate: LVV, si parti e para në këto zgjedhje, ka marrë 221.001 vota (26,270%), LDK e dyta me 206.516 vota (24,548%), PDK e treta me 178.637 vota (21,234%), koalicioni AAK-PSD 96.872 vota (11,515%), ndërsa zyrtarisht koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun duke marrë 42.083 vota, apo në përqindje 5,002%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat