Beqaj: Lista Serbe do të jetë pengesë që nuk është analizuar mirë nga askush

Aktuale

Beqaj: Lista Serbe do të jetë pengesë që nuk është analizuar mirë nga askush

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 18:02
Behlul Beqaj

Analisti Behlul Beqaj në emisionin Imazh ka folur edhe për rreth pjesëmarrjes së mundshme të Listës Serbe si pjesë e Qeverisë së re të Kosovës.

Ai me këtë rast ka shprehur shqetësimin se me veprimet e saja Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Serbisë, do të jetë një pengesë që nuk është analizuar nga askush.

“Praktikat tregojnë se atyre iu janë lejuar të bëjnë çfarë të duan. Unë kam drojë se që edhe qeveria e tanishme do ta imitojë qeverinë e kaluar”, është shprehur Beqaj, duke shtuar se për pjesëmarrjen e Listës Serbe në qeverinë e re do të ketë edhe presion ndërkombëtar.

Ndryshe, mandatari për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e qeverisë që do të drejtohet prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat