Vetëvendosja “sulmon” mediumin e Baton Haxhiut

Aktuale

Vetëvendosja “sulmon” mediumin e Baton Haxhiut

Nga: D.RR Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 15:32
Baton Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj lajmit të publikuar në portalin “Klan Kosova”, me titull “Presidenti pas një viti: VV dhe LDK ndajnë ministritë – Kulturën ia lënë minoriteteve”.

Është nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, i cili thotë se, ky lajm është i pavërtetë dhe atë që e ka publikuar e quan pseudogazetar.

Postimi i plotë:

Pseudogazetaret qe as perpiqen ta fshehin mosdijen e tyre. Ky gazetar me burime te sigurta deklaron se e ka siguruar kopjen e marreveshjes. Por pastaj ne fusnote deklaron se emrat e ministrive jane ne baze te emertimeve te tanishme. Si paska mundesi qe marreveshja, qe ky gazetar e paska siguruar, i paska listuar ministrite sipas emertimeve te tanishme e jo ne baze te asaj te dakorduar? Nese qenka ne baze te emertimeve te tanishme, pse nuk qenkan ndare 21 ministri por vetem 12?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat