Liri Loshi me kritika të ashpra ndaj Mustafës, kjo parti do të dal e para, PDK e dyta, e kjo e treta

Aktuale

Liri Loshi me kritika të ashpra ndaj Mustafës, kjo parti do të dal e para, PDK e dyta, e kjo e treta

Nga: N.Sh. Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 09:32
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka reaguar ndaj LDK-së dhe Isa Mustafës, që sipas tij, po e zvarritin marrëveshjen për postin e presidentit.

Loshi përmes një postimi në Facebook, shkruan se Mustafa duhet të merakoset për rënien e LDK-së më shumë se sa për t’u bërë president i vendit.

Sipas tij, nëse shkohet në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje do të dal e para, PDK-ja e dyta dhe LDK-ja do të dal e treta.

Për më shumë, lexojeni postimin e plotë nga Liri Loshi:

LDK-ja e ka hetuar se rajtingu i saj po bie, prandaj po tenton qe ta shfrytëzojë momentn për të grabitur sa më shumë pushtet, ngjashëm siç bëri AKR-ja dhe Behgjet Pacolli në zgjedhjet e kaluara. Por, ajo duhet të mësojë se një sjellje e tillë shton edhe më shumë antipatinë në popull dhe ndëshkimi me votë bëhet i paevitueshëm. LDK-ja nuk duhet të bëjë hapa me të cilët i bën gropën vetes, por të punojë për ta rritur votën dhe për të pasur rol kyq në zhvillimet politike në të ardhmen.

Po të isha në vendin e Isa Mustafës, do të merakosesha për renien rapide të shkëlqimit të LDK-së dhe jo për t’u bërë president i vendit. Ata që kanë grabitur dhe vazhdojnë të grabisin pushtet më shumë sesa e meritojnë, nuk do të kenë më të ardhme politike në Kosovë.

Sikur Vetëvendosje të vendoste për të shkuar qysh tash në zgjedhje të reja, është e sigurtë se LDK do të dilte partia e tretë, prapa PDK-së, meqë edhe atë pjesë të votave për ndryshim që e ka marrë Vjosa Osmani, do ta merrte Albin Kurti dhe Vetëvendosja!

Sepse, tashmë edhe njeriu më i thjeshtë e ka kuptuar se fenomeni Vjosa Osmani, nuk ishte një zhvillim i natyrshëm I LDK-së, por ishte një kurdisje e Isa Mustafës për ta rritur LDK-në në mënyrë të ngjashme me smadhimin e balonit përmes fryerjes. Por duhet ditur se shumica e gjerave që fryhen, ato ose shfryhen, ose pëlcasin. Këtë fat pra, mund ta ketë edhe baloni I LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat