Shuhen shpresat e VV-së, analisti politik përmend zgjedhjet e jashtëzakonshme

Aktuale

Shuhen shpresat e VV-së, analisti politik përmend zgjedhjet e jashtëzakonshme

Nga: N.H Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 17:09
Kujtim Shala dhe Glauk Konjufca

Me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenime në seancën e sotme plenare, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.

Por, më ketë vendim, është hapur rrugë për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Kështu të paktën mendon se do të ndodh njohësi i çështjeve politike Blerim Vela. Sipas tij, në rast se nuk ka gatishmëri për kompromis nga VV-ja e Kurtit dhe LDK-ja e Isa Mustafës për krijimin e qeverisë, zgjedhjet janë opsion.

Image
Blerim Vela

“All in! Nëse nuk ka gatishmëri për kompromis, zgjedhjet e reja duken opsioni me real”, u shpreh Vela, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat