Glauk Konjufca mund të mos jetë me në krye të Kuvendit

Aktuale

Glauk Konjufca mund të mos jetë me në krye të Kuvendit

Nga: A.J Më: 7 janar 2020 Në ora: 10:09
Glauk Konjufca

Një takim i mundshëm sot në mes Albin Kurtit e Isa Mustafes ka ngjallur prapë shpresë se një marrëveshje bashkë qeverisëse mes VV-së e LDK-së mund të ndodh.

Lidhja Demokratike e Kosovës më ngul po kërkon presidentin, kryeparlamentarin dhe ndarja e barabartë e pushtetit në ministri.

Vetëvendosje në seancën Konstituive të Kuvendit të Kosovës ka jep kandidatin për krye parlamentar Glauk Konjufcen i cili edhe u zgjodh kryetar edhe më votat e deputetëve të LDK-së.

Mundësia që Konjufca të shkarkohet nëse LDK e VV arrin marrëveshje dhe kjo e fundit kërkon pozitën e kryeparlamentarit mund të ndodh.

Mirëpo, a mund të shkarkohet ose largohet nga pozita e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Neni 14, tek Mandati i Kryesisë, tregon se kryeparlamaentari mund t’ia paraqesë dorëheqjen Kuvendit.

“Aktin e dorëheqjes me shkrim ia dorëzon paraprakisht Kryesisë së Kuvendit”, thuhet aty.

Sipas këtij neni, pas miratimit të dorëheqjes, partia politike ose koalicioni, që e ka emëruar Kryetarin e mëparshëm të Kuvendit propozon kandidat të ri për kryetar

Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, mbrëmë përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se partia e tij këmbëngulë që të marrë pozitat që i ka synuar qysh në fillim, kur edhe kanë nisur bisedat me VV-në, pra presidentin, kryekuvendarin (që tashmë VV ia ka marrë me zgjedhjen e Konjufcës), si dhe 5 ministri.

“LDK-së sikur në fillim edhe tash duhet t’i takojnë Presidenti, Kryeparlamentari dhe pesë ministri”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Por VV pas zgjedhjes së Konjufcës si kryekuvendar po e vlerëson këtë çështje të kryer.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, thotë se Glauk Konjufca nuk do të dorëhiqet nga posti i Kryeparlamentarit.

‘Jo natyrisht. Glauku nuk do të dorëhiqet. Ai nuk është votuar aty për t’u shkarkuar dhe me të i është kthyer dinjiteti Kuvendit të Republikës’, tha Haxhiu në një emision në njërin nga televizionet.

Ajo tutje ka thënë se LDK e ka votuar vetë Konjufcën për kryeparlamentar dhe se ‘pa votat e tyre ai nuk do të mund të zgjidhej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat