Pas acarimit të raporteve, ndodhë një takim i rëndësishëm LDK-LVV

Aktuale

Pas acarimit të raporteve, ndodhë një takim i rëndësishëm LDK-LVV

Nga: M.H Më: 15 janar 2020 Në ora: 11:26
Anton Quni dhe Mytaher Haskuka

Deputeti i LDK-së dhe anëtari i kryesisë, Anton Quni sot ka përçuar mesazh për bashkëpartiakët e tij që mbrëmë kundërshtuan koalicionin me LV-në duke e refuzuar publikisht ofertën e fundit të Albin Kurtit.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren dhe deputeti Quni është takuar sot me Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes që udhëheq në këtë komunë.

Quni ka shkruar në Facebook se ka takuar Haskukën në vazhdën e përpjekjeve për të bërë një qeverisje më të mirë lokale.

 Ai ka shtuar se si dy partnerë në qeverisje, janë zotuar që do bëjnë të mundur ofrimin e shërbimeve më të mira e më cilësore.

“Si dy partner në qeverisje, jemi zotuar që të bëjmë gjithcka që është e mundur që qytetarëve të Prizrenit tu ofrohen shërbime më të mira e më cilësore përgjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë”, ka thënë i njejti.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat