Çun Lajqi kujton Rugovën: Ngri ishim të gjithë përveç zotnisë sate

Aktuale

Çun Lajqi kujton Rugovën: Ngri ishim të gjithë përveç zotnisë sate

Nga: A.SH Më: 21 janar 2020 Në ora: 09:42
Dr. Ibrahim Rugova

Në 14 vjetroin e vdekjes së ish- presidenti Ibrahim Rugova, Çun Lajqi ka kujtuar me shprehje poezie, duke kujtuar kohën kur ndodhi ngjarja tragjike.

Statusi i plotë:

21 janarit 2006

Ngri ishim të gjithë përveç zotnisë sate
Atij dreq viti që s'priti tokës me i ardhë pranvera
Flakë janaresh ishe ba akujt n'zemra me na i shkri
Krye kolonës si pishë e ndezun dardane n'brina dhishë
Ecje gjamës tonë mortjes tonë me buzëqeshje pa koll
Jo tëposhtë lugjeve kodrat i deshte majat andej na prine
Drejt plisit t'Velanisë nga aty ta shikoje Prishtinën
Dardaninë kur t'zbardhet me lulet e qërshive
Kur t'bie shi i ngroht Lirie mbi fytyrën tande
T'na thuesh nga maja sa e butë asht toka e ngrime
Me gjakun dardan sa e mirë Kosova n'rrajën e vet
Sa t'mirë ne kur ecim rrugës sate Ibrahim
Sa e bardhë bima e djersës n'pranverë

Prishtinë, 21.01.2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat