LDK-ja e VV-ja po vonohen, a ekziston rreziku i rikthimit të PAN-it?

Aktuale

LDK-ja e VV-ja po vonohen, a ekziston rreziku i rikthimit të PAN-it?

Nga: V.R Më: 26 janar 2020 Në ora: 13:13
Koalicioni PAN

Shumë ditë, shumë javë e tre muaj e ca kaluan që kur u zyrtarizuan si dy partitë e para, LDK-ja e VV-ja, me ç’rast pritej edhe marrëveshja e koalicionit. Por edhe sot e kësaj dite, akoma asgjë.

Takime janë zhvilluar e po zhvillohen edhe sot e kësaj dite por nuk ka diçka konkrete.

Sido që të jetë, një rikthim i mundshëm i partive të PAN-it në qeveri, nuk ekziston ndonëse LDK-ja e VV-ja, po e çojnë gjatë shumë.

Këtë e tha për “Bota sot” zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, i cili tha se që në momentin kur ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, PAN-i, ka ikur.

Sipas tij, ata, po të kishin mundësi të ktheheshin, nuk do të kursenin asgjë.

“PAN-i, ka ikur ditën kur ka fituar Vetëvendosje. Po të kishte mundësi të kthehej, ne e dijmë që nuk do të kursejnë asgjë. Megjithatë, Kosova s’do të duhej të shkontë as në zgjedhje, sepse nuk do të ndryshonte shumë situate. Vetëvendosje është shumë e angazhuar që të arrihet një marrëveshje me LDK-në dhe ky vikend do të duhej të ishte vendimtar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat