Kurti konfirmon se do të takohet me Mustafën, ja kë fajëson për shtyrjen e marrëveshjen

Aktuale

Kurti konfirmon se do të takohet me Mustafën, ja kë fajëson për shtyrjen e marrëveshjen

Më: 27 janar 2020 Në ora: 14:35
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kreu i LV-së, Albin Kurti ka deklaruar se sot do të takohen me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

Kurti tha nga Prizreni se takimi i fundit me LDK-në ishte të premten dhe nuk është mbajtur në Prapashticë. Ai ka deklaruar se sot do të takohen prapë me të parin e LDK-së, mirëpo, që nuk është vendosur ora.

“Takimi i fundit ishte të premten, jo në Prapashticë po në Universitetin Amerikan. Sot do të takohemi prapë me z.Mustafa, por ende nuk ka vend dhe orë të caktuar”, tha Kurti.

Ai u shpreh optimist për marrëveshjen e koalicionit.

“Se a do të arrijmë marrëveshje nuk e di, por, jam optimist për arritjen e marrëveshjes”, deklaroi i pari i LVV.

Por Kurti, po shprehet i bindur se ka brenda LDK-së që nuk e duan koalicionin me të.

Ndërsa ka thënë se një pjesë tjetër brenda LDK-së po duan që marrëveshjen ta shtyjnë deri në fund të afatit.

“Nesër bëhet një javë që ne e kemi dorëzuar propozimin të LDK-ja. Prej nesër na mbesin edhe 8 ditë, diku deri më 4 shkurt. Nuk po jam mjaftueshëm i sigurt a po fitojnë ata që s’po duan me u marrë vesh hiç, apo këta që duan të na e shtyjnë deri në fund. Ka prej tyre që duan të na e shtyjnë deri në fund marrëveshjen edhe ka prej tyre që nuk duan të merremi vesh hiç”, thotë Kurti.

Këto komente Kurti i ka bërë gjatë ditës së diel në një të pame në rajonin e Pejës, ku qëndroi për kryeshëndosh bashkë me kryeparlamentarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat