Analisti Abdullahu: VV dhe LDK me ‘koalicionin e shpresës’, i zhgënjyen qytetarët, kërkuan më shumë sesa iu dhanë ata

Aktuale

Analisti Abdullahu: VV dhe LDK me ‘koalicionin e shpresës’, i zhgënjyen qytetarët, kërkuan më shumë sesa iu dhanë ata

Më: 27 janar 2020 Në ora: 18:03
Faton Abdullahu

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka komentuar në lidhje me situatën aktuale politike në vend, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të cilat po mbajnë takimin e tyre për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës, kanë zhgënjyer qytetarët që e kanë parë me simpati “Koalicionin e Shpresës”.

Në një intervistë për RTK, Abdullahu tha se gjërat midis këtyre dy subjekteve u ‘stërkeqën’, kur të dyja kërkuan në bisedime më shumë se sa iu ka dhënë qytetari.

“Është jo fer ndaj qytetarëve të Kosovës, sidomos ata që e kanë quajtur ‘koalicioni i shpresës’. Këto ditë apo këta muaj kanë krijuar zhgënjim, ka lindur një brengë, cka ndodhi, cilët ishin ata faktorë që e stërkeqën në këtë masë situatën që cka ndodhi që ata nuk u pajtuan, cka ndodhi.  Është vështirë të thuhet kush gaboi më shumë, si duket të dyja, kërkuan të marrin dicka më shumë sesa iu ka dhënë qytetari. Pse kërkuan, e kam fjalën për të dyja dhe nuk po bëj dallim por si duket kërkuan të marrin më shumë ngaqë mosbesimin që kanë ndaj njëra tjetrës menduan të marrin dicka më shumë në tavolinë prandaj si duket është stërkequr deri këtu”, përfundoi Abdullahu.

Kujtojmë se sot dy liderët, Kurti e Mustafa janë duke mbajtur takim në Kuvendin e Kosovës, për të arritur marrëveshjen e shumëpritur për bashkëqeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat