Albin Kurti jep lajmin e hidhur

Aktuale

Albin Kurti jep lajmin e hidhur

Nga: A.M. Më: 29 janar 2020 Në ora: 14:26
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë një lajm të hidhur. Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka ndërruar jetë aktivisti i Vetëvendosjes Hysni Hyseni – Doda.

Për më tepër, Kurti ka treguar për takimet  e fundit me Hysenin.

Postimi i plotë:

Kur e vizitova para dhjetë ditëve ishte rëndë por kishte vetëdije, të nesërmen kishte përjetuar infarktin e parë, kurse dy ditë më vonë e gjeta në komë të intubuar.

Doda vdiq sot. Në QKUK në Prishtinë, në repartin intenziv të Klinikës Infektive, vdiq në mëngjes Hysni Hyseni - Doda, aktivist i dalluar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

As një vit nuk ishte më i moshuar se unë, por askush, e as unë, nuk mund të mateshim me të për nga aktiviteti i dendur që bënte.

Në protestën e 10 shkurtit 2007 ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini, u patën plagosur e lënduar mbi 80 qytetarë, e më së rëndi pikërisht Hysni Hyseni nga Prizreni që humbi syrin e djathtë, Mustafë Nerjova nga Lubishda e Hasit që edhe sot e kësaj dite ka një pjesë plastike në kokë në vend të kafkës që ia çanë me plumb dhe Zenel Zeneli nga Bardhoshi i Prishtinës i cili ende i ka dy plumba në trup njërin shumë afër zemrës.

Ndryshimi në Prizren me fitoren e Mytaher Haskukës në vjeshtën e vitit 2017 do të ishte i pamundur pa punën e palodhshme të Dodës, i cili mua asokohe m'i mësoi të gjitha çajtoret e Kurillës dhe jo vetëm.

Ka lënë pas vetes gruan, katër vajzat dhe një djalë.

Dhembja që ndjejmë është e madhe, pikëllimi që na ka mbërthyer është i rëndë, humbja që përjetuam është e vështirë.

Kujtimi ynë për Dodën do të jetë përjetë i gjallë, porsi gjallëria e tij jetësore.

Image
Hysni Hyseni – Doda, Albin Kurti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat