Publikohet edhe një skandal në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York - Bota Sot
Publikohet edhe një skandal në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York

Aktuale

Publikohet edhe një skandal në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York

Nga: N.Sh Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 19:06
Teuta Sahatqija dhe Vlora Çitaku

Për nderë të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Konsullatën e Përgjithshme në Nju Jork është mbajtur një festë e organizuar nga Teuta Sahatqija, shefe në këtë konsullatë.

Skandali qe ndodhi në Konsullatë ishte festa me këngët tallava.

Pas një video të publikuar ku shihet se si dhe me çfarë këngësh u festua ka reaguar edhe avokati Arianit Koci.

“Marre, marre, marre!”, shkruan Koci në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Koci në shkrimin e tij, thotë se me qenë shtet si duhet, menjëherë do të duhej të pasonin shkarkimet.

Postimi i plotë:

Marre, marre, marre!

Në Konzullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, ku të pranishëm ishin ambasadorë e konsuj të shtetëve të ndryshme - festohet me një këngë tallava: “Hajde luj qyqek”.

“Hajde lyj qyqek mori Shyhret, e kalle krejt sa paska lezet” - është një pjesë e kësaj këngë.

Edhe atmosfera ishte kallë - taman si i ka lezet: tallava.

“Koka bo hallakamë, edhe piskamë, s’po dihet send, kush kon po e don...” - vazhdon teksti i kësaj kënge.

Kulminacioni është te pjesa e tekstit: “ Kush po pin i pari, qaj bajraktari, o qaj mafia, që krejt i kalli”.

Me qenë shtet si duhet, menjëherë do të duhej të pasonin shkarkimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat