Kryeministri Kurti shkon për të parë shfaqje në teatër me vajzën dhe gruan

Aktuale

Kryeministri Kurti shkon për të parë shfaqje në teatër me vajzën dhe gruan

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:18
Albin Kurti dhe vajza Lea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka qenë në teatrin “Dodona”, bashkë me vajzën Lea dhe bashkëshorten Ritën, për të parë shfaqjen “Liza në botën e çudirave” të Leëis Caroll, dramatizuar nga Arzana Kraja e me regji të Melihate Qenës, përcjell Bota sot.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mbrëmë Lea, mua e Ritën, na dërgoi në teatrin “Dodona” për të parë shfaqjen “Liza në botën e çudirave” të Lewis Caroll, dramatizuar nga Arzana Kraja e me regji të Melihate Qenës. Kur perdet e teatrit ranë ne u futëm në botën e tij. Duke e ndjekur nga pas lepuroshin e shfaqjes, çuditeshim bashkë me Lizën. Hera herës provonim t’i ndihmonim asaj në matematikë e në gjetjen e kryeqytetit të Kosovës. Viheshim në siklet nga trysnia mbi Lizën, por edhe gëzoheshim kur ajo triumfonte. Njëmend mungojnë kushtet në këtë teatër, por aty ka aq shumë dashuri për të e pasion në të. Aktorët tanë e bëjnë dhe shfaqin maksimumin e tyre në çdo paraqitje skenike, kurse ne duhet që së paku ta japim ndihmën institucionale. Si prind e di rëndësinë e teatrit, prandaj nuk do e lëmë në harresë. Nuk ka emancipim pa teatër.

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on

Përmes një postimi në llogarinë në Instagram, Kurti ka thënë se mungojnë kushtet në atë teatër, por që ai jep dashuri e pasion, derisa ka thënë se do të japin ndihmë institucionale, sepse nuk ka
emancipim pa teatër.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Mbrëmë Lea, mua e Ritën, na dërgoi në teatrin “Dodona” për të parë shfaqjen “Liza në botën e çudirave” të Leëis Caroll, dramatizuar nga Arzana Kraja e me regji të Melihate Qenës.

Kur perdet e teatrit ranë ne u futëm në botën e tij. Duke e ndjekur nga pas lepuroshin e shfaqjes, çuditeshim bashkë me Lizën. Hera herës provonim t’i ndihmonim asaj në matematikë e në gjetjen e kryeqytetit të Kosovës. Viheshim në siklet nga trysnia mbi Lizën, por edhe gëzoheshim kur ajo triumfonte.
Njëmend mungojnë kushtet në këtë teatër, por aty ka aq shumë dashuri për të e pasion në të.
Aktorët tanë e bëjnë dhe shfaqin maksimumin e tyre në çdo paraqitje skenike, kurse ne duhet që së paku ta japim ndihmën institucionale. Si prind e di rëndësinë e teatrit, prandaj nuk do e lëmë në harresë.
Nuk ka emancipim pa teatër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat