Ngritja e çmimit të maskave nga frika prej koronavirusit, paralajmërohen hetime - Bota Sot
Ngritja e çmimit të maskave nga frika prej koronavirusit, paralajmërohen hetime

Aktuale

Ngritja e çmimit të maskave nga frika prej koronavirusit, paralajmërohen hetime

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:42
Ilustrim

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka reaguar pas lajmeve për ngritjen e çmimit të maskave në vend.

Prestreshi ka shkruar në Facebook se koncepti i rritjes së çmimit kur rritet kërkesa është kur furnizimi është konstant apo i njejtë.

“Nëse furnizimi është konstant apo i njejtë një kërkesë e lartë lejon që të jetë një çmim më i lartë. Një rritje e kërkesës do të krijojë një rritje të çmimeve nëse furnizimi është afër konstantës.(MIKRO)”, thotë ai, teksa ka paralajmëruar se nëse furnizuesit e maskave janë marrë vesh për ngritje të çmimit, atëherë do të fillojnë hetimet.

“Nëse të gjithë furnizuesit e Maskave, janë marrë vesh në mënyrë të shkruar apo të bashkërenduar për t’i caktuar apo fiksuar çmimet e këtij produkti, atëhere Autoriteti Kosovar i Konkurrencës menjëherë do të filloj monitorimin/hetimin preliminar të këtij fenomeni. Fiksimi i cmimit, u’a pa-mundëson konsumtarëve që të bëjnë përzgjedhjen e produktit sipas preferencave, gjithashtu ky lloj fiksimi nga këndvështrimi i politikave të konkurrencës konsiderohet “Kartel”, e që është një ndër format më të rënda të shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ka shkruar Prestreshi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat