Albin Kurti tregon se kur do ti kthej përgjigjje Thaçit

Aktuale

Albin Kurti tregon se kur do ti kthej përgjigjje Thaçit

Më: 9 prill 2020 Në ora: 22:18
Hashim Thaci, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nxituar me kërkesën e tij që LVV të ketë mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.

Kurti ka thënë se zgjidhja më e mirë është të bëhen të gjithë bashkë në luftën ndaj koronavirusit, e më pas të shkohet në zgjedhje.

“Nuk do ta lëmë presidentin pa përgjigje, por nuk do të nxitohemi. E kemi prioritet pandeminë e koronavirusit. Zgjidhja më e mirë është të bëhemi bashkë në luftën kundër cornavirusit dhe pasi të kalon kjo të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është për të ardhur keq që presidenti ka shpallur planin për një qeveri të re, duke na ftuar liderëve në të njëjtën ditë, që kjo paraqet shkelje të kushtetutës”.

“Pra, besoj që është nxituar ka gabuar por nuk do ta lëmë pa përgjigje”, deklaroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat