Përplasja mes Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, ky është komenti i Lutfi Hazirit

Aktuale

Përplasja mes Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, ky është komenti i Lutfi Hazirit

Më: 10 prill 2020 Në ora: 14:04
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, kërkon qeveri gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe Vetëvendosjes si parti parë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Por është shprehur kundër çdo bashkëpunimi me Partinë Demokratiek të Kosovës. Këto qëndrime Haziri i bëri të ditura në një intervistë për KosovaPress, teksa komentoi edhe përplasjet e fundit ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut.

Ai i quan si zhurmë politike përplasjet brenda partisë së tij, për të cilat thotë se duhet të lihen për kohën postpandemike.

Nënkryetari i LDK-së që njëherësh është edhe kryetar i Gjilanit, thotë se tani është koha që të gjithë së bashku të fokusohen në armikun e vetëm të quajtur COVID-19.

Haziri: S’është koha për zhurmë politike, të fokusohemi në luftën kundër COVID-19

"Nuk ka nevojë për zhurmë politike dhe nuk është koh a për zhurmë politike dhe duhet lënë në kohë postpandemike qëndrimet puro partiake dhe raportet puro partiake ose institucionale. Unë mendoj se duhet kthyer vijës së parë të frontit, e ajo vija e parë e frontit është koordinimi, bashkëpunimi, pavarësisht raporteve politike dhe institucionale në luftë me të panjohurën që quhet COVID-19, e që duhet ta ruajmë shëndetin e popullatës sonë. Së paku ta japin një kontribut me ruajt edhe shëndetin politik këto ditë”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat