Naser Rugova në ‘sulm’ ndaj Vjosa Osmanit

Aktuale

Naser Rugova në ‘sulm’ ndaj Vjosa Osmanit

Nga: N.Sh Më: 12 maj 2020 Në ora: 12:13
Vjosa Osmani

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, me një postim në Facebook, si duket i është vërsulur Vjosa Osmanit.

Edhe pse nuk ka përmend emra, mirëpo ajo se çfarë thotë Rugova, padyshim që flet edhe për Vjosën.

Rugova thotë se të deklarohesh se jë në LDK dhe të bashkërendosh veprimet me njerëz jashtë LDK-së, apo të flirtosh me njerëz të partive rivale nuk është e dinjitetshme.

Sipas tij, këto kokëtime duhet të ndalojnë.

“Të deklarohesh se je në LDK dhe të bashkërendosh veprimet me njerëz jashtë LDK-së apo të flirtosh me eksponentë të partive rivale nuk është e dinjitetshme. Koketimet e tilla të dëmshme duhet të ndalojnë. Kjo vlen për të gjithë, pa dallim”, shkruan Naser Rugova në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat