Lutfi Haziri tregon a ka Thaçi marrëveshje me LDK-në për një mandat tjetër për president - Bota Sot
Lutfi Haziri tregon a ka Thaçi marrëveshje me LDK-në për një mandat tjetër për president

Aktuale

Lutfi Haziri tregon a ka Thaçi marrëveshje me LDK-në për një mandat tjetër për president

Më: 23 maj 2020 Në ora: 11:40
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është shprehur kundër një mandati të dytë si president nga Hashim Thaçi.

Ai thotë se nuk kanë asnjë marrëveshje me Thaçin për një gjë të tillë, derisa shton se dështimi i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjen e presidentit do të qojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakoanshme.

Haziri: Hashim Thaçi nuk ka marrëveshje me LDK-në për një mandat tjetër për president

“Zotëri Thaçi e ka një mandat të fituar që ne në një marrëveshje ia kemi dhënë besimin. Ai nuk ka marrëveshje me ne, partia e tij nuk ka marrëveshje me ne...14:00 Shkurti është afër, mos zgjedhja e presidentit, apo dështimi i Kuvendit, Kosova shkon në zgjedhje edhe ashtu. Po flasim për një periudhë kohore të shkurtër”, thotë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat