Vitia uron Bajramin: U shtoftë besimi ndër ne dhe sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne

Aktuale

Vitia uron Bajramin: U shtoftë besimi ndër ne dhe sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne

Më: 24 maj 2020 Në ora: 00:02
Arben Vitia

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka uruar besimtarëve myslimanë për festën e Fitër Bajrami.

Ai ka thënë se “ky muaj i pazakontë agjerimi, i mbushur plot vështirësi e kufizime, betejë e panjohur më herët, u mbush nga qëndrimi juaj fisnik që në urtësi e sakrificë ndihmuat që ta kalojmë së bashku në harmoni”.

Ky është postimi i plotë i Vitisë:

Urime Bajramin

Ky muaj i pazakontë agjerimi, i mbushur plot vështirësi e kufizime, betejë e panjohur më herët, u mbush nga qëndrimi juaj fisnik që në urtësi e sakrificë ndihmuat që ta kalojmë së bashku në harmoni.

Ngase me shpirtin që lutet dhe mendjen që reziston ky Bajram na gjen më të përgatitur se më parë për mirënjohje te njëri-tjetri dhe ndjenjë më të thellë për cilindo në nevojë.

Urime familjeve të të gjithë besimtarëve myslimanë Bajramin!

U shtoftë besimi ndër ne dhe sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat