“S’ka PDK e LDK, e Hashim e Kadri e Isë e Ramush e Fatmir që e ndal Vetëvendosjen, sepse Vetëvendosja ka formulën e fitores që ata nuk e kanë”

Aktuale

“S’ka PDK e LDK, e Hashim e Kadri e Isë e Ramush e Fatmir që e ndal Vetëvendosjen, sepse Vetëvendosja ka formulën e fitores që ata nuk e kanë”

Nga: A.SH Më: 30 maj 2020 Në ora: 18:55
Albin Kurti

Aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, ka thënë se, Vetëvendosja nuk është thjesht koncept i politikës së re, por është koncept i ri për politikën.

“S’ka PDK e LDK, e Hashim e Kadri e Isë e Ramush e Fatmir që e ndal Vetëvendosjen, sepse Vetëvendosja ka zbuluar formulën e fitores që ata nuk e kanë, pavarësisht këshilltarëve, lobingjeve e mediave që blejnë”, ka shkruar Zaimi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Vetëvendosja nuk është thjesht koncept i politikës së re, por është koncept i ri për politikën.

Meqenëse ka teoricienë që thonë se politika është vazhdim i luftës pa mjete ushtarake, mund të themi për analogji se Vetëvendosja e ka ndryshuar politikën në Kosovë, ashtu si bomba bërthamore e ka ndryshuar pakthyeshmërisht artin e luftës në botë. Pasi arrihet sasia maksimale e fuqisë, investimi nis të drejtohet i gjithi kah precizioni.

Kështu puna në politikë, Vetëvendosja ka arritur mbështetjen maksimale, ajo tash është e fokusuar në precizionin e ndërhyrjeve të saj.

S’ka PDK e LDK, e Hashim e Kadri e Isë e Ramush e Fatmir që e ndal Vetëvendosjen, sepse Vetëvendosja ka zbuluar formulën e fitores që ata nuk e kanë, pavarësisht këshilltarëve, lobingjeve e mediave që blejnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat