Burdushi: Qeveria Hoti do të votohet, por nuk do ta përfundojë mandatin

Aktuale

Burdushi: Qeveria Hoti do të votohet, por nuk do ta përfundojë mandatin

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 00:29
Mjeku popullor, Hysni Peqani

Mjeku popullor, Hysni Peqani, ka thënë se Kosova do të ketë një qeveri të re. Ai ka parashikuar deputetët që nuk do të votojnë Qeverinë Hoti.

Burdushi ka thënë se prej partive që kanë lidhur koalicion, Donika Kadaj dhe Haxhi Avdyli nuk do të votojnë qeverinë Hoti.

“Një deputete kaçurrele nuk do të votojë qeverinë. Kjo mund të ndryshojë nëse i bëjnë magji. Ky është parashikimi im, por kjo është në dorë të Zotit”, thotë ai.

“As deputeti me shkronjën H, ky duhet të jetë Haxhi Avdyli, nuk do të votojë”

Tutje ai ka parashikuar se a do të krijohet qeveria.

“Qeveria do të bëhet. Mirëpo parashikoj se nuk do të ketë gjatësi të madhe. Diku deri në mars më së gjati”, tregon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat