​Thaçi: Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy minatorëve

Aktuale

​Thaçi: Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy minatorëve

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:11
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar me humbjen e jetës së dy minatorëve të Artanës.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve, ndërsa ka kërkuar nga institucionet e vendit të të përkujdesën më shumë për punëtorët.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre.

Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat