Kuçi pranon sot detyrën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik

Aktuale

Kuçi pranon sot detyrën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 10:48
Blerim Kuçi

Blerim Kuçi është ministri i ri i Zhvillimit Ekonomik dhe ai sot do të marrë zyrtarisht postin e të parit të kësaj ministrie.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Zhvillimit Ekonomik, duke thënë se ky aktivitet do të mbahet me fillim nga ora 13:00.

Pranimi i detyrës së Kuçit do të bëhet  dy ditë pasi Kosova u bë me qeveri të re, të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Ndryshe jo të gjithë ministrat  e po ashtu as kryeministri nuk kanë pranuar detyrën nga paraardhësit e tyre,duke e bërë më të zbehtë këtë ngjarje.

Qeveria Hoti u zgjodh të mërkurën me 61 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat