Fluks në Morinë, mbi 6 mijë shiqptar nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar

Aktuale

Fluks në Morinë, mbi 6 mijë shiqptar nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 15:50
Ilustrim

Qytetarët e Kosovës janë drejtuar bregdetit shqiptar që në orët e para të ditës së shtunë.

Më shumë se 6 mijë persona kanë hyrë në doganën e Morinës, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kalojnë fundjavën në Durrës, Shëngjin e Velipojë.

“Po shkojmë në Velipojë për pushime”

“Në shtëpinë tonë në Durrës”, u shprehen shtetasit nga Kosova.

Duket se jo vetëm qytetarët por edhe autoritetet e kanë harruar shtimin e rasteve me Covid, pasi udhëtarët lëvizin lirisht pa maska.

“Nuk është gjë, kjo është përrallë për mua. Nuk jemi trembur për luftë jo të tani”

“Kujdes po, frikë  dhe panik jo”, thanë qytetarët.

Policia kufitare punoi me procedure te përshpejtuar për te shmangur radhët e gjata. Që prej datës 1 qershor ku u hap kufiri tokësor, dita e sotme ka shënuar fluksin me te larte te lëvizjes në Morinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat