Digjet një person brenda veturës në Vërmicë

Aktuale

Digjet një person brenda veturës në Vërmicë

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Një veturë është djegur Vërmicë pasditen e sotme.

Brenda veturës së djegur nga dyshimet e para është edhe një viktimë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

“Policia së bashku me prokurorin e shtetit është në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar një rast ti vdekje e dyshimtë. Për më shumë në lidhje me rastin do të njoftoheni me kohë”, deklaroi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat