Krasniqi: Dita e Egjiptianëve është momentet kyq i organizimit tonë etnik

Aktuale

Krasniqi: Dita e Egjiptianëve është momentet kyq i organizimit tonë etnik

Nga: E.R Më: 24 qershor 2020 Në ora: 09:35
Elbert Krasniqi

Deputeti Elbert Krasniqi ka thënë se sot të gjithë në egjiptianët në Kosovë dhe Ballkan shënojmë këtë ditë memoriale.

Çdo 24 Qershor, analizojmë avancimin e të drejtava tona qytetare dhe rrespektojmë angazhimin e të gjithë intelektualëve dhe aktivistëve në promovimin e këtyre të drejtave dhe inspirohemi për angazhim më të madh në të mirën e përgjithëshme, theksoi Krasniqi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Vizioni i intelektualit Sali Murati në vitet e '50, kongresi i Ohrit në vitin 1990 që bashkoi intelektualët dhe përfaqësuesit e egjiptinanëve të Ballaknit, organizimi shoqëror e politik i shoqatës Shqiptaro- Egjiptiane në 1999 në Kosovē, themelimi i subjektit politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës në vitin 2000 dhe Konferenca e përfaqësuesëve të subjekteve politike dhe të shoqërisë civile nga Kosova, rajoni dhe diaspora, të mbledhur me datën 27 Dhjetor 2012 në Pejë për të përcaktuar Ditën e Egjiptianëve në Kosovë, jane momentet kyqe të organizimit tonë etnik, shoqëror dhe Politik.

Sot, angazhohem për ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe gjithëpërfshirëse

Çdo 24 Qershor, analizojmë avancimin e të drejtava tona qytetare dhe rrespektojmë angazhimin e të gjithë intelektualëve dhe aktivistëve në promovimin e këtyre të drejtave dhe inspirohemi për angazhim më të madh në të mirën e përgjithëshme.

Sot të gjithë në egjiptianët në Kosovë dhe Ballkan shënojmë këtë ditë memoriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat