Zbulohet përfundimisht vendndodhja e Hashim Thaçit, presidenti publikon pamjet

Aktuale

Zbulohet përfundimisht vendndodhja e Hashim Thaçit, presidenti publikon pamjet

Nga: N. H Më: 28 qershor 2020 Në ora: 20:14
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë është kthyer në Kosovë, njofton “Bota sot”.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet presidenti Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook.

“Në vendlindje, me prindërit. HTH”, ka shkruar tani Thaçi në Facebook.

Thaçi ishte nisur për vizitë në SHBA, por vizita e tij u anulua për shkak të akuzave ndaj tij për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte.

Thaçi, Veseli dhe të tjerët akuzohen për disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të njerëzve, përndjekje dhe tortura.

“Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afro 100 vrasje të paligjshme".

"Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara, shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, tha Zyra e Prokurorit Special përmes një komunikate për media, të lëshuar të mërkurëne kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat