Batuta e Ramës: Kush më thotë vëlla i Vuqiq, e kanë lënë mushkat

Aktuale

Batuta e Ramës: Kush më thotë vëlla i Vuqiq, e kanë lënë mushkat

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i qëndron sërish mendimit për krijimin e një shengeni ballkanik.

Gjatë një konference për shtyp nga Kosova, i pyetur nëse ka pasur kontakt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Rama nuk e ka komentuar. Me batutë ai thotë se kush e thërret vëlla i Vuqiqit, e kanë lënë mushkat.

Por ai ka ngulmuar sërish tek realizimi i shengenit ballkanik duke e konsideruar atë si një interes strategjik të Shqipërisë dhe rajonit.

Rama: Përsa i përket vllait tim Vuqiqit, kjo është etiketa e njërës prej fabrikave politike këtu që shpërndan në rrjete sociale. Unë mbetem ai që kam qenë dhe jam ai që jam. Përsa më takon, shengeni ballkanik është interes strategjik i Shqipërisë dhe Kosovës. Tani erdhi dhe vera. Do të vini në Shqipëri. Sikur të mos kishim humbur kohë me përralla dhe konspiracione, kufiri aty do ishte sikur vjen nga Prishtina këtu në aeroport. Nuk do të kishte asnjë kontroll për njerëzit për arsye se kjo është mundësuar falë bisedimeve në përgatitjen e procesit me presidentin e Serbisë dhe në këtë proces nuk duhet ta harrojmë asnjëherë që jemi në paqe. Duhet t'i kemi korsitë e ndara edhe për trajtimin e krimeve të luftës edhe për aspekte të tjera që kanë të bëjnë njohjen për aspektet ekonomike e sociale. Presidentin e Serbisë nuk e zgjedhim ne, ne zgjedhim interesin tonë strategjik. Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Kosovës kanë punuar dhe kanë përgatitur të gjithë platformën e perimetrit të sigurisë. Me shengenin ballkanik, të gjitha vendet kanë hyrje dhe dalje të përbashkëta. Kush hyn në aeroportin Adem Jashari ka të drejtë të lëvizë deri në Sarandë pa u kontrolluar më, pa pasaportë. Kemi ne luksin të bisedojmë për idiotësirat e pazaret me Vuqiqin dhe aneksimet dhe mohimet të këtyre ndërkohë që koha kalon? Ne kemi dy shtete, dy shtëpi dhe në këto shtëpi ka të tjerë që vendosim. Kush më thotë mua vëllai i Vuqiqit kanë lënë mushkat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat