Ish-ushtari i Brigadës 112 në Drenicë: Nëse s’do ishte UÇK’ja, liria jonë do të ishte veç ëndërr

Aktuale

Ish-ushtari i Brigadës 112 në Drenicë: Nëse s’do ishte UÇK’ja, liria jonë do të ishte veç ëndërr

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:23
Shtepia e Agron Kajtazit

Ish-ushtari i Brigadës 112 në Zonën e Drenicës, Agron Kajtazi, ka thënë se pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, liria e qytetarëve të vendit do të ishte vetëm një ëndërr.

Kjo deklaratë e tij vjen pas propozim-aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndaj presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kajtazi ka thënë se historia nuk mund të rishkruhet, pasi që ajo është ndërtuar me gjakun e heronjëve të UÇK’së.

Postimi i plotë:

Asgjë nuk do te ishte si tani, do te mbetej si me parë, e vrarë, e djegur, e perndjekurë.Jeta do te ishte e cenuar, e rrezikar pa vlerë e pa nder. Pa ushtrin çlirimtare të Kosovës UÇK-në , liria jonë, do te ishte veq një ëndërr.
Gjaku i djemve dhe vashave të UÇK-së, milimeter per milimeter, pagun këtë tokë me gjakun e derdhur, prandej edhe milionat e mergimtareve, ndertohen sigurt, mbi këtë tokë të shenjët.
Ne nderim te perjetshem per ushtaret dhe eproret e UÇK-së, sot e pergjithmon mirenjohes, falenderues e perulemi para vleres se tyre sublime.
Historia nuk mund të rishkruhet, ajo është shkruajtur e ndertuar, me gjakun e heronjeve të UÇK-së, cep me cep te Atedheut. Respekt vllaqko Valon Kajtazi. Zoti te ruajt ty dhe gjithë mergimtaret tan. Lavdi deshmoreve të kombit. Lavdi UÇK-së. Ndere respekt, per secilin luftetar të liris. Lavdi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat