Nervozohet Liri Loshi për Albin Kurti: Juve që u vrajti rrufeja, u bëtë bashkë me Vuçiqin kundër Albinit, kurse sot...

Aktuale

Nervozohet Liri Loshi për Albin Kurti: Juve që u vrajti rrufeja, u bëtë bashkë me Vuçiqin kundër Albinit, kurse sot...

Nga: N.Sh. Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:41
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi ka reaguar ashpër ndaj politikanëve të Kosovës.

Loshi përmes një postimi në Facebook, drejtuar politikanëve të Kosovës,  i akuzon për bashkim me Vuçiqin kundër liderit të LVV-së, Albin Kurti.

“Juve që ju ka vra rrufeja afër po kërkoni unitet politik kundër rrufesë! Vetëm pak kohë më parë arritet unitet kundër Albin Kurtit dhe e përzutë nga pozita e kryeminsitrit. Tash të gjithë jeni bashkë dhe ai është vetëm. Çfarë uniteti tjetër ju duhet? Të gjithë ju u bëtë bashkë me Vuçiqin kundër Albinit dhe tash ktheheni dhe kërkoni ndihmen e Albinit?! Çfarë soj more jeni ju?!”, shkruan Loshi, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ai tutje shprehet se po, e arrini unitetin pa problem.

“Së pari prisheni marrëveshjen me Listën serbe për ta grabitur bashkë pushtetin. Së dyti krijoni unitet për zgjedhje të lira.Ta shohim vullnetin politik të popullit. Pastaj mund të provohet arritja e unitetit me Albin Kurtit kundër rrufesë!”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat