Ndihma e BE’së për Kosovën, nesër dorëzohen 90 shtretër, 67 mije maska dhe pajisje tjera

Aktuale

Ndihma e BE’së për Kosovën, nesër dorëzohen 90 shtretër, 67 mije maska dhe pajisje tjera

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Zyra e BE’së në Kosovë ka njoftuar se nesër Kosova merr 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë dhe 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje tjera.

Përmes një komunikate për media Zyra e BE’së në Prishtinë ka njoftuar se ky donacion i BE’së do t’i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë nesër.

“Nesër, Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së do t’i dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Vlera e këtij donacioni është rreth 800 mijë euro si pjesë e ndihmës së BE’së për Kosovën.

“Dërgesa përfshin edhe 350 oksimetra pulsi në gisht dhe 5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë. Vlera totale e këtij donacioni është rreth 800 mijë euro, dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19. Furnizimet u prokuruan përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS)”, thuhet tutje në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat