Çka fshihet pas ndryshimit të datës së takimit në selinë e BE: A po ia kthen Uashingtoni goditjen Brukselit?

Aktuale

Çka fshihet pas ndryshimit të datës së takimit në selinë e BE: A po ia kthen Uashingtoni goditjen Brukselit?

Nga: F. B. Më: 12 korrik 2020 Në ora: 08:24
Richard Grenell

Mospajtimi i lojtarëve kyç politik në Prishtinë rreth platformës për dialogun me Beogradin dhe heqja dorë e kryeministrit të Kosovës Abdullah Hoti që të paraqitet në Bruksel në takimin e parashikuar për sot si vazhdim i dialogut nën kupolën e BE, kanë nxitur spekulime  rreth asaj  se a është “kundërgoditje” nga ShBA pas mos mbajtjes edhe shtyrjes së takimit të Shtëpisë së Bardhë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Hoti nuk ka dorëzuar platformën e shkruar për dialog para deputetëve në të cilin hyn pa presidentin Thaçi që u akuzua për krime, ndërkohë që nuk është votuar dhe mbështetur propozimi i “Vetvendosjes”. Kështu nga takimi fizik, sot do të mbahet ai përmes video-konferencës, ndërsa me 16 korrik pritet takimi mes Beogradit e Prishtinës që do të jetë i pari pas 2018 kur u vendosën taksat.

Vuçiq ka vërtetuar se takimi në Bruksel është shtyrë për të enjten dhe sot do të mbahet përsëri vetë video-takim. Në pyetjen nëse ShBA është “përzier” në këtë shtyrje, ai tha se nuk dëshiron të përzihet në raportet mes Uashingtonit dhe Brukselit:

“Kam kokën plot me probleme tona dhe vetëm edhe kjo më duhet të merrem me raportet e evropianëve edhe amerikanëve. Ne marrim pjesë në dialog nën kupolën e BE, duam të shtyjmë përpara drejt euro-integrimeve Serbinë sa më parë dhe mbrojmë interesat tona” tha Vuçiq.

Analisti i jashtëm politik i Qendrës për stabilitet shoqëror, Nemanja Staroviç ka thënë se është e qartë se Berlini dhe Parisi janë aktorët e vetëm me rëndësi në skenën politike ndërkombëtare që në muajt e fundit kanë intensifikuar angazhimin në zgjidhjen e problemit të Kosovës:

“Administrata aktuale amerikane në Uashington ka investuar kapital të madh politik për vazhdimin e bisedimeve për Kosovë n dhe tash vështirë do pranonte rolin dytësor në procesin e zgjidhjes. Për këtë duhet të dyshohet në gatishmërinë e Uashingtonit që të shfrytëzoj secilën pengesë në dialog nën kupolën e BE që të përtërij iniciativën e vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat