A mori pjesë Thaçi në takimin e Komitetit për Menaxhimin e Covid-19?

Aktuale

A mori pjesë Thaçi në takimin e Komitetit për Menaxhimin e Covid-19?

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 16:55
Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se presidenti, Hashim Thaçi, nuk ka marrë pjesë në takimin e fundit të Komitetit për Menaxhimin e Covid-19.

Pas përfundimit të takimit me Komitetin për Menaxhimin e Covid-19, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i pyetur nëse edhe presidenti, Hashim Thaçi, ishte pjesë e këtij takimi, ka bërë të ditur se Thaçi nuk ka qenë në këtë takim.

Sipas Hotit, në këtë takim kanë qenë përfaqësues të Presidencës, por jo edhe presidenti Thaçi, pasi siç theksoi, kjo mbledhje nuk ishte në kuadër të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

“Në këtë mbledhje nuk ka marrë pjesë presidenti i vendit. Duke qenë që kjo mbledhje nuk u mbajt në kuadër të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Mirëpo kuptohet përfaqësues të presidentit ka pasur në këtë takim”, tregoi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat