150 ditë me Covid-19 në Kosovë, kjo është situata tani për tani

Aktuale

150 ditë me Covid-19 në Kosovë, kjo është situata tani për tani

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Sot bëhen 150 ditë që nga konfirmimi i rasteve të para të prekura me virusin COVID-19.

Kësisoj pikërisht në këtë ditë numri i të infektuarve është 10 mijë e 247 persona, me gjithsej 327 raste të vdekjes ( të cilët patën edhe sëmundje të tjera shoqëruese).

Gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 188 raste, teksa numri i rasteve aktive tani për tani është 3 mijë e 976 persona.

Pavarësisht numrit të madh të të infektuarve, pati edhe qytetarë të tillë të cilët arritën të luftonin koronavirusin, duke e quar kështu numrin e të shëruarve në 5 mijë e 944 raste.

Numri më i madh i të infektuarve me COVID-19 vazhdon të jetë në komunën e Prishtinës, ku vetëm dje u konfirmuan 28 raste të reja.

Si pasojë e përhapjes së këtij virusi u prek thuajse çdo sektorë, por sektori i shëndetësisë tani ka sfidat më të mëdha ku shumë nga klinikat janë stërmbushur, duke krijuar kështu më shumë probleme në ofrimin e trajtimit të nevojshëm të këtyre pacientëve.

Por sektorë tjetër që po vazhdon të dëmtohet shumë nga ky virus është edhe ai i ekonomisë, ku shumë qytetarë mbetën pa vende pune, e shumë biznese po vazhdojnë të mbyllen si pasojë e humbjeve të mëdha që u pasuan këta muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat